MotoGP: Botërori 2024 nis me probleme, anulohet gara e Çmimit të Madh të Argjentinës

1 Shkurt 2024
10:11
Telesport
back button

Në prag të nisjes së provave të para dimërore të vitit 2024 në MotoGP (në Malajzi), ka ardhur lajmi i papritur: Botërori ka humbur një garë në kalendarin e tij për këtë sezon. Bëhet fjalë për garën e Çmimit të Madh të Argjentinës, që do të dalë nga kalendari.

FIM, IRTA dhe Dorna Sports konfirmojnë anulimin e garës së Amerikës së Jugut, e cila ishte planifikuar për fundjavën e parë të prillit (nga e premtja 5 deri të dielën 7). Për shkak të rrethanave aktuale në Argjentinë, promovuesi i garës ka komunikuar se aktualisht nuk është në gjendje të garantojë shërbimet e kërkuara për të mbajtur Grand Prix në 2024 sipas standardeve të MotoGP.

I planifikuar fillimisht si raundi i tretë i sezonit, pas Katarit e Portugalisë dhe menjëherë para Austin, gara e Argjentinës (i fituar vjet nga Marco Bezzecchi) nuk do të zëvendësohet me asnjë pistë tjetër në kalendarin e 2024. Për këtë arsye, botërori 2024 në MotoGP do të jetë me 21 gara në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit