MotoGP në limite: 278 rrëzime gjatë 18 garave, ja pilotët që kanë përfunduar më shumë në asfalt

28 Nëntor 2021
10:41
Gentian Spiri

Në 18 sfidat e botërorit 2021 të MotoGP janë regjistruar plot 278 rrëzime nga ana e pilotëve, në 18 pistat ku janë zhvilluar garat. Ky nuk është një rekord, por mbetet një shifër e lartë dhe një këmbanë alarmi se pilotët gjithnjë e më shumë po garojnë në limitet e tyre, me synimin për të shkuar te fitorja.

Për fat të mirë, asnjë viktimë nuk është regjistruar nga këto rrëzime apo nuk janë konstaktuar dëmtime të rënda. Piloti që është rrëzuar më shumë është 21-vjeçari i KTM, Iker Lecuona, plot 26 herë (6 prej tyre në gara dhe pjesa tjetër në provat e lira dhe ato zyrtare).

Në vendin e dytë është 8 herë kampioni i botës në motoçiklizëm, Marc Marquez me Honda, që është rrëzuar 22 herë. Me 20 rrëzime, në vendin e tretë ndodhet piloti tjetër i Honda, Pol Espargaro, ndërsa i katërti është Alex Marquez (19 herë), vëllai i Marc Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit