Mourinho: Tripleta është rekordi im tek Interi, kisha frikë mos e fitonte sërish këtë sezon…

28 Maj 2025
11:24
Alfred Lleshi
back button

Pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe përfundimit të kampionatit në vendin e dytë, Interit i mbetet finalja e Ligës së Kampionëve për ta transformuar këtë sezon që në terma trofesh mund të ishte zhgënjyes, por tani mund të bëhet legjendar. Zikaltrit janë në javën vendimtare, atë që i çon drejt aktit final të së shtunës në “Allianz Arena” të Mynihut kundër PSG.

Për këtë finale ka folur edhe ish-trajneri zikaltër, José Mourinho, i cili ka bërë një koment me nota humori për mikrofonët e “Sky Sport”, duke pranuar se ndihet i lehtësuar që “tripleta e tij” ka mbetur e paprekur.

“Do të jem pak i keq, por shumë i sinqertë. Kisha realisht frikë se zikaltrit mund ta fitonin tripletën këtë sezon. Unë nuk doja që ta fitonin realisht, sepse tripleta është rekord i imi tek Interi, – tha ai duke qeshur.

– Tani që e kanë humbur si kampionatin, ashtu edhe Kupën e Italisë, mund të them që do të më pëlqente t’i shihja duke fituar Ligën e Kampionëve. Me këtë që thashë, dua të shtoj se Luis Enrique po bën një punë të jashtëzakonshme në Paris.

Ai e ka transformuar plotësisht skuadrën. E kanë humbur, të themi, lojtarin e tyre numër një (Mbappe), por kanë arritur ta rindërtojnë gjithçka në mënyrë të jashtëzakonshme. Prandaj, nëse do të fitojë Luis, do të isha i lumtur edhe për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit