“Mund të ndodhë”, Bielsa bën tifozët të ëndërrojnë: Me ata s’kam folur akoma, por…

19 Maj 2023
16:00
Denis Hakanaj
back button

Pasi u bë zyrtarisht trajner i Uruguait, Marcelo Bielsa ka zhvilluar konferencën e tij të parë për shtyp.

Loco pranoi se ai e dëshironte shumë këtë projekt me kombëtaren Celeste dhe gjithashtu nuk e ka fshehur ambicien e tij për të ardhmen.

“Askush nuk më bindi, isha unë që doja të isha pjesë e këtij projekti për dy arsye: për lojtarët dhe për popullin uruguaian”, shpjegoi Bielsa. “Unë dhe gruaja ime kaluam dy muaj në këtë vend dhe pamë se sa bujar është ai.

Në lidhje me ekipin dhe ambiciet: “Të fitojmë Kupën e Botës? Është një kombëtare që mund të ëndërrojë, mund të luftojë në nivele të caktuara”.

Për Suarezin, Cavanin dhe Muslera-n dhe rolin e tyre në kombëtare: “Nuk kam folur ende me ta, por nuk përjashtoj asgjë. Do të flasim dhe pastaj do ta dini. Për të ndërtuar grupin duhet të flas me të gjithë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit