Mungon Yamal, Raphinha në stol, por mjafton Fermin Lopez. Barcelona e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Valencia-s (video)

14 Shtator 2025
21:48
Telesport
back button

Në stadiumin e vogël vetëm 6 mijë vende “Estadi Johan Cruyff”, Barcelona po përballet me Valencia-n, sfidë e vlefshme për javën e katërt në La Liga.

Për katalanasit mungon ylli kryesor Lamine Yamal për shkak dëmtimi, ndërsa Raphinha gjendet në stol. Mediat spanjolle raportojnë se braziliani ka përfunduar në stol si dënim nga Hansi Flick, për shkak se ka shkuar me vonesë në stërvitjen e fundit.

Pavarësisht mungesës së Yamal dhe Raphinha, Barcelona ka dhe një yll tjetër që quhet Fermin Lopez, autor i golit ndaj Valencia-s. Pas topit të gjatë të Pau Cubarsi dhe prekjes nga Ferran Torres, Fermin Lopez dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur, në minutën e 29-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për katalanasit.

SHIKOGOLIN

Duhet thënë se Fermin Lopez ishte shumë pranë largimit nga Barcelona në merkaton e kaluar, por insistimi i vazhdueshëm i Hansi Flick dhe gjithashtu dëshira e madhe e vetë lojtarit për të qëndruar, bënë që ai të mbajë ende fanellën e katalanasve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit