Muriqi ngatërron shënjestër, shënon me kokë në portën e tij (video)

15 Mars 2025
17:37
Telesport
back button

Vedat Muriqi i pafat. Sulmuesi dardan ka shënuar gol me kokë por në portën e gabuar, në sfidën që po luhet në këto momente mes Mallorca dhe Espanyol.

Pas krosimit në zonë të futbollsitëve të Espanyol, Muriqi në vend të largonte topin me kokë, e dërgoi atë në rrjetën e tij. Sikur të mos mjaftonte autogoli i shënuar në portën e tij, Muriqi humbi shansin e artë për të barazuar shifrat duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë pak minuta më vonë.

Në këtë takim luan titullar edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili po bën një ndeshje shumë të mirë dhe është një nga lojtarët më të vlerësuar në fushë.

SHIKOVIDEON

Lajme të tjera

Lajmet e fundit