Kosova e ka mbyllur në avantazh 1-2 pjesën e parë në Murcia të Spanjës ndaj Islandës. Islandezët shënuan të parët që në minutën e dytë, Oskarsson shënoi për vendasit, pas topit të ardhur nga goditja e këndit.
Dardanët barazuan fillimisht shifrat në minutën e 35-të, me Vedat Muriqin, sulmuesi dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të gjatë dhe ai gjendej pikërisht në kohën dhe vendin e duhur.
Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Kosova shënoi edhe golin e avantazhit sërish me Muriqin. Sulmuesi dardanas mori një super asist nga Rashica dhe dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë brenda pak minutave.







