Muriqiiiiiiiii! Kosova barazon shifrat ndaj Islandës, një hap më pranë kualifikimit në Ligën B (video)

23 Mars 2025
18:45
Telesport
back button

Në Murcia të Spanjës, Islanda po përballet me Kosovën në ndeshjen e kthimit për play-offin në Ligën e Kombeve. Dardanët duan të sigurojnë për herë të parë biletën për në Ligën B, ndërsa islandezët kërkojnë të qëndrojnë ende në këtë ligë.

Islandezët shënuan të parët që në minutën e dytë, Oskarsson shënoi për vendasit, pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Dardanët pretenduan për një faull brenda zone dhe kërkuan anulimin e golit, por VAR e quajti të rregullt.

Dardanët barazuan shifrat në minutën e 35-të me Vedat Muriqin, sulmuesi dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të gjatë dhe ai gjendej pikërisht në kohën dhe vendin e duhur. Me këtë rezultat, Kosova ngjitet në Ligën B, gjithsesi ka ende minuta deri në fund.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit