Julian Nagelsmann ka saktësuar se nuk është ai “shkaktari” pse Florian Wirtz refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool.
Kalimi i tij te “Të kuqtë” nuk është ende zyrtar, por vetë bavarezët e kanë pranuar publikisht se Liverpool e ka fituar betejën për lojtarin e kombëtares gjermane.
I pyetur sa ka ndikuar te zgjedhja e Wirtz, Nagelsmann është shprehur: “Në fund vendos lojtari. Unë përpiqem të jap një opinion në aspektin sportiv, pa përmendur klube specifike. Nuk pres që lojtarët të më telefonojnë. Nëse ndodh, padiskutim që jam i lumtur”.
“Wirtz është i ri dhe ka nevojë të luajë. I kam thënë të zgjedhë klubin që i garanton vend titullari. Madje, idealja është që skuadra e tij e re t’i garantojë që ai të jetë qendra e ofensivës”.







