Nagelsmann del hapur, shtyn Ter Stegen të largohet nga “internimi” i Barcelonës

11 Nëntor 2025
9:48
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka folur për rikthimin në fushë të Andre Ter Stegen, portierit që teorikisht do të mbrojë portën e Gjermanisë në Botërorin e vitit të ardhshëm. Nagelsmann theksoi se minuta që Ter Stegen do të luajë në muajt e ardhshëm janë vendimtare: “Jemi të lumtur që Ter Stegen është pothuajse gati për t’u rikthyer, shpresojmë që ai të bëhet portieri titullar diku”.

Fjalët e tij duket se paralajmërojnë një largim të mundshëm të portierit nga Barcelona. Në Katalonjë, Ter Stegen është i eklipsuar nga Szczęsny dhe Joan García. Nëse mbetet në stol me blaugranat, ai mund të humbasë mundësinë për të luajtur në Botërorin 2026.

Nagelsmann shtoi: “Nëse do të shkojë të luajë diku tjetër, do të vazhdojmë me planet tona. Nëse kjo nuk ndodh, do të duhet ta rishikojmë hierarkinë në portë”. Situata tregon se e ardhmja e Ter Stegen në Barcelonë mbetet e pasigurt dhe koha për të vendosur po afrohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit