Nagelsmann për Neuer: Ka aurë speciale, do të jetë titullari ynë. Për Baumann ishte goditje e rëndë

22 Maj 2026
7:45
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, gjatë prezantimit të 26 lojtarëve të grumbulluar për Botërorin 2026, foli gjerësisht mbi rikthimin e Manuel Neuer në kombëtare, pas tërheqjes së shpallur dy vite më parë.

“Kur përzgjedh një skuadër, kërkon gjithmonë lojtarët më të mirë. Për portierët, zgjedh tre më të mirët. Prandaj vendosëm ta pyesnim Neuer nëse kishte dëshirë të luante sërish për kombëtaren. Patëm shumë diskutime me të dhe me stafin. Të gjithë e dimë karizmën e Manuel dhe çfarë sjell në ekip, ai ka një aurë speciale. Ka vendosur të marrë pjesë në një tjetër turne dhe po planifikojmë që të jetë numri ynë një”, – deklaroi Nagelsmann.

Më pas ai foli për Oliver Baumann: “Vendimi ishte një goditje e rëndë për të, por e përgëzoj për sezonin shumë të mirë. Situata ndikoi disi në raportin tonë, megjithatë ai u vu në dispozicion të ekipit”. Nagelsmann konfirmoi gjithashtu se Jonas Urbig do të udhëtojë me skuadrën në SHBA vetëm për stërvitje.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "WC 2026 SQUAD LIST GERMANY GOALKEEPERS M. NEUER BAYERN N. AMIRI MAINZ D.BAUMANN HOFFENHEIM A. A.NÜBEL STUTTGART コ. MUSIALA BAYERN F. WIRTZ LIVERPOOL .. KARL BAYERN DEFENDERS コ. KIMMICH BAYERN N. BROWN FRANKFURT STILLER STUTTGART F. NMECHA DORTMUND A. RÜDIGER REAL MADRID P. GROB BRIGHTON N. SCHLOTTERBECK DORTMUND ATTACKERS UNDAV STUTTGART コ. TAH BAYERN RAUM LEIPZIG W. ANTON DORTMUND K. HAVERTZ ARSENAL M. THIAW NEWCASTLE コ. LEWELING STUTTGART N. WOLTEMADE NEWCASTLE MIDFIELDERS A. PAVLOVIĆ BAYERN M. BEIER DORTMUND L. GORETZKA BAY BAYERN ERN ٦ SANÉ GALATASARAY"

Lajme të tjera

Lajmet e fundit