“Napoli e shpërdoroi bonusin për titull, tani nuk ka më vend për gabime”

17 Maj 2025
12:45
Alfred Lleshi
back button

Fabio Capello, ish-trajneri legjendar i Milanit, Romës dhe Juventusit, ka komentuar garën për titullin në Serie A, duke paralajmëruar Napolin pas barazimit 2-2 ndaj Genoa: “Napoli kishte një bonus në xhep dhe e shpërdoroi kundër Genoa, ashtu siç tha edhe vetë Conte. Tani nuk mund të gabojë më”.

Në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, Capello theksoi se “lufta për titull mes Napolit dhe Interit do të vazhdojë deri në metrat e fundit”: “Jam i bindur që Napoli nuk do të gabojë më.

Sidoqoftë, për të mësuar se kush do të jetë kampion i Italisë, do të duhet të presim deri në metrat e fundit të kësaj gare të mrekullueshme. Interi ka mendjen e çliruar dhe energjitë e duhura për ta fituar ndeshjen kundër Lazios. Askush nuk do të dorëzohet deri në minutën e fundit”.

Ndeshjet e mbetura të dy kryesuesve:
Napoli
Java e 37-të: Parma – Napoli
Java e 38-të: Napoli – Cagliari

Interi
Java e 37-të: Inter – Lazio
Java e 38-të: Como – Inter

Lajme të tjera

Lajmet e fundit