Napoli ka fituar 2-1 ndaj Genoa në stadiumin “Diego Armando Maradona”, për javën e gjashtë në Serie A. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ekhator në minutën e 34-të, i cili “turpëroi” portierin e Napolit Milinkovic-Savic, duke i shënuar bukur me “finte”.
Përmbysja e Napolit erdhi në 45 minutat e dyta. Anguissa barazon shifrat 1-1 duke shënuar me kokë në minutën e 56-të, ndërsa goli i fitores u shënua nga Rasmus Hojlund në minutën e 75-të.
Danezi ka rigjetur formën e tij më të mirë pas rikthimit në Serie A, ku deri tani ka shënuar 4 gola, përfshirë edhe dy ndeshjet në Champions League. Napoli fiton 2-1 dhe ngjitet në krye me 15 pikë, aq sa Roma, por ekipi i Antonio Conte ka golavarazhin më të mirë.







