Nate Diaz: Ata janë shkër**ata, UFC u kap mat nga kërcënimet e mia

29 Tetor 2019
12:33
Telesport
back button

Nate Diaz duket se fitoi raundin e parë të sfidës me UFC-në. Ai kërcënoi me largim nga eventi UFC-244 (2 nëntor), pasi u njoftua se ka dalë pozitiv me disa substanca të ndaluara, gjatë një testi antidoping. Por në fund, UFC dhe antidopingu amerikan deklaruan se sportisti është i pastër dhe mund të duelojë në eventin që zhvillohet këtë të shtunë në Nju Jork. 

Diaz deklaroi se i kishin thënë të mos fliste për këtë ngjarje, por ai nuk pranoi dhe bëri publike ngjarjen. “Unë nuk mashtroj njeri dhe më vjen keq kur me përfshijnë në të tilla situata. Ndaj ua lashë “dopio gjashtën” në derë atyre që donin të më mashtronin. Ata mbetën të befasuar nga lëvizja ime, por unë jam gangster”, tha Diaz. 

Diaz dhe Masvidal do të përballen mes tyre për atë që konsiderohet si “gangsteri më i madh i UFC-së”. “Unë jam natyral në atë që përdor në jetën time dhe nuk mashtroj me steroide. Shumë njerëz këtu, kampionë ose jo, përdorin steroide. Ata dinë se si t’i kalojnë testet, pasi unë i njoh ata shkër**ata”, u shpreh Nate Diaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit