Nate Diaz tërhiqet nga UFC-244 dy javë para sfidës me Masvidal, ja arsyeja

25 Tetor 2019
8:33
Telesport
back button

Nate Diaz ka vendosur të tërhiqet nga dueli me Jorge Masvidal, sfidë e programuar për eventin UFC-244, që do të zhvillohet më 2 nëntor. Diaz, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ka marrë këtë vendim pasi është informuar se ka dalë pozitiv me substanca të ndaluara gjatë një testi antidoping.

Nuk do të dueloj në eventin e Nju Jorkut, pasi më kanë komunikuar se kam dalë pozitiv. Unë e konsideroj këtë lajm fals, pasi unë ushqehem vetëm me ushqime natyrale. Madje nuk ha mish. Ndaj, për sa kohë UFC, USADA dhe kushdo që dëshiron të tallet me mua, nuk e zgjidh këtë çështje, unë nuk do të dueloj”, thotë Diaz.

Unë nuk do të luaj lojën e tyre, të fsheh këtë lajm apo të hesht. Nuk dua që emri im të përlyhet si mashtruesit e tjerë që heshtin vetëm që të paguhen. Të gjithë mashtuesit le të pir**en. Nuk më intereson aspak për disa parà, pasi kam nderin tim. nuk do të hesht dhe më pas të më dalë emri si pozitiv. Ai është mashtrim. Sinqerisht, gansteri më i keq i kësaj loje”, thotë Diaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit