Nations League, Dalic paralajmëron rivalin e finales: Ka ardhur koha të fitojmë medaljen e artë

15 Qershor 2023
8:34
Telesport
back button

Kroacia është finalistja e parë e Nations League, pas fitores 4-2 ndaj Holandës në gjysmëfinale. Skuadra ballkanase tashmë pret të mësojë emrin e rivalëve, që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër mes Spanjës dhe Italisë, sfidë që luhet sot.

Pavarësisht ekipit që do të ketë përballë në finale, Dalic mendon se kombëtarja e tij do të fitojë të artën në këtë turne. “Kjo është një fitore që ia dedikojmë popullit kroat. Edhe në këtë ndeshje ata ishin fantastikë”, tha trajneri Zlatko Dalic.

Kjo mbetet një nga fitoret më të mëdha të futbollit tonë. Një sukses historik, 4-2 ndaj Holandës në shtëpinë e kësaj të fundit. Një fitore që do të hyjë në histori”, u shpreh më tej trajneri kroat, që dikur ka drejtuar edhe në Shqipëri.

Në fund, Dali ci çon një mesazh ekipit që do të ketë të dielën në finale: “Kemi fituar një medalje argjendi dhe një bronzi në dy botërorët e fundit. Tani është koha që të vendosim në qafë medaljen e artë dhe do të luajmë fort pr t’ia dalë mbanë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit