Deschamps për yllin e Francës: Në janar duhet të marrë një vendim

15 Tetor 2019
20:50
back button

I intervistuar pas ndeshjes Francë-Turqi, e vlefshme për Grupin H të kualifikuesve të Euro 2020 dhe përfunduar në barazim 1-1, trajneri i kampionëve të botës në fuqi, Dider Deschamps foli ndër të tjera edhe për situatën e sulmuesit francez, Olivier Giroud, shënues i golit të “Gjelave”, por aq pak i aktivizuar te Chelsea nga Frank Lampard.

Giroud është një element i rëndësishëm për ne. Ndjej se po vuan, trajneri i tij po e aktivizon shumë pak. Ai nuk do të mund të lëvizë përpara janarit, më pas do t’i takojë atij për tu transferuar ose jo. Shpresoj që të luajë më shumë. Ai shënon dhe bën të tjerët të luajnë mirë. E di që është nën presion, por reagon gjithmonë mirë”, deklaroi Deschamps.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit