Thomas Muller është gjithmonë në humor. Kjo ka qenë karakteristika e tij e kahershme në futboll dhe nuk ngurron të përdorë batuta edhe për tema të rëndësishme.
Në një bisedë me ekspertin e Sky, Florian Plettenberg, sulmuesi gjerman është pyetur nëse do të jetë ai lojtari i radhës që do të rinovojë kontratën te Bayern.
“Kur nuk e di ti, nga ta di unë?!” – është përgjigjur Muller me shaka. Duke parë mungesën e një reagimi nga gazetari pas batutës së tij, ish-kampioni i botës ka folur sërish vetë: “Epo, duket se nuk do të rinovokam”.
Bayern ka qenë i qartë për situatën e Muller. Klubi ia ka lënë në dorë vetë lojtarit të vendosë nëse do një kontratë të re. Ai thjesht po merr kohën e mjaftueshme.







