“Nëse nuk zhvillon triologjinë, atëherë do të kalojë nga kafazi në ring”

26 Janar 2021
8:46
Telesport
back button

Humbja e Conor McGregor ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-257, tri ditë më parë në Abu Dhabi, ka prishur disi planet e irlandezit. Pas duelit, ai konfirmoi se do të jetë aktiv, duke lënë të hapur çdo mundësi për të ardhmen.

Trajneri i tij, John Kavanagh, në një deklarët për mediat jep më shumë detaje në lidhje me të ardhmen e McGregor. “Po bisedon dhe ngacmon të gjithë në UFC për të zhvilluar një tjetër duel me Dustin”, tha Kavanagh për ESPN.

Dy sportistët kanë dueluar edhe disa vite më parë (UFC-178), me McGregor që fitoi ndaj Poirier, ndaj ata janë në barazim 1-1. Për këtë arsye, irlandezi kërkon të zhvillojë triologjinë në kafaz.

Ne e dëshirojmë revanshin dhe mendoj se edhe Dustin nuk është kundër. Nëse do të na jepej mundësia që kjo sfidë e tretë të zhvillohet para verës do të ishte fantastike. Nëse jo, atëherë Conor mund të kalojë në ring për një duel boksi”, tha Kavanagh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit