Te Real Madridi nuk ka asnjë dilemë. Në çdo kuptim, por sidomos në atë çështje të të qenit apo të mos qenit. “Këtu është ai që dëshiron, ai që vendos të mirën e Real Madridit të parën”, – dëgjohet vazhdimisht në Valdebebas. Kjo vlen për ekipin e parë dhe lojtarët e rinj të akademisë së klubit të bardhë.
Këtë verë kemi parë të riun Paulo Iago dhe dëshirën e tij për të ikur nga Real Madridi përballë asaj që e konsideronte mungesë besimi në futbollin e tij, me reagimin e kundërt në ekipin e parë në rastet e Dani Ceballos, Rodrygo e Vinicius, secili në dimensionin e vet.
Prej një dekade, çdo lojtar ka çmimin e tij, me pikënisje Cristiano Ronaldo. Nuk ka revolucione të veçanta që rrezikojnë stabilitetin e grupit. Verë pas vere shfaqen situata që mund të çojnë në mosmarrëveshje, por drejtuesit e klubit janë aty për të siguruar që gjithçka të kthehet në normalitet.
Situata e fundit speciale ka ardhur me Vinicius Junior dhe propozimin që mund të “thyejë bankën” në çdo mënyrë. Liga Arabe mbylli “rubinetin” e fondit që shpërndan paratë ditë më parë, vetëm kontributet nga të ashtuquajturit sheikë vazhdojnë të lejojnë nënshkrimet jashtë merkatos. Ëndrra e pamundur për ta parë sulmuesin btazilian Vinicius Jr. në Ligën Saudite ka qenë pikërisht kjo, një çmenduri. Të paktën për momentin. Çmimi i tij është një miliard euro, por vullneti i lojtarit për të qëndruar në “Bernabeu” duket se nuk ka asnjë çmim.
Vinícius është aty ku dëshiron, Real Madridi. Ai e di që ky është vendi i tij, pasi edhe drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se sulmuesi brazilian është pjesë e trashëgimisë madrilene. Të gjithë janë dakord. Vinicius e presin muaj emocionues, duke nisur nga ajo që do të ndodhë në Monaco në më pak se dy javë, kur do të shpallet lojtari më i mirë në edicionin e fundit të Champions League. Më vonë “Topi i Artë” ose “The Best FIFA” do të shfaqet në horizont. Dyer që Real Madridi i hap më lehtë se të tjerët për shkak të fitoreve rutinore të titujve, të cilët duken të pamundur gjetiu.
Këto çmime do të vijnë krah për krah me njohjen më të madhe popullore dhe ekonomike. Kontratat janë për t’u plotësuar dhe përmbajnë klauzola me të cilat situata e brazilianit do t’i përmirësojë. Kontributi i tij sportiv është përtej çdo dyshimi, ai është gjithmonë aty kur nevojitet më shumë, diçka që e demonstroi të mërkurën e kaluar në Varshavë.
Real Madrid respekton dëshirat e lojtarëve. Ceballos donte të qëndronte dhe do të jetë në gjendje të shijojë një mundësi të re. Rodrygo ishte i hutuar, klubi ishte ai që iu afrua dhe e bindi se është i rëndësishëm, pavarësisht ardhjes së Kylian Mbappe.
Ndryshe nga klubet e tjera, Real Madridi i respekton deri në ditën e fundit të kontratave lojtarët e vet. Kjo është demonstruar me lojtarë si Bale, Isco, Vallejo dhe Hazard, të cilët klubi dhe Ancelotti i vlerësuan në çdo kohë, pavarësisht kontributit në fushën e blertë.







