Nga fjalët te veprat: Dana White nis promovimin e sfidës Musk-Zuckenberg dhe zbulon detajin e parë

26 Qershor 2023
13:15
Telesport
back button

Pas deklaratave të javës së kaluar duket se ideja për një përballje në artet marciale mikse mes dy mbretërve të rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk po merr edhe më shumë formë. Ai që po bën maksimumin që kjo përballje të zhvillohet është presidenti i UFC-së, Dana White, i cili  vazhdon të promovojë një luftë hipotetike mes tyre.

Ngacmimi i tij i fundit se një përplasje e miliarderëve të teknologjisë mund të zbresë në UFC është një video e re e publikuar nga numri 1 i UFC-së. Dana White tregon një bluzë me logon e UFC-së, ku shkruhet “ZUCKERBERG VS MUSK”. “Kjo sfidë nuk është një mashtrim“, tha White për fansat e tij.

Kjo është një përballje mes dy prej djemve më të fuqishëm e më të pasur në botë. Kush do të fitojë? Kush e ka parë këtë më parë? ASKUSH. Është një sfidë që të gjithë duam ta shohim. Me sa duket ju i doni këto luftime edhe pse e dini saktësisht se kush do të fitojë. Gjithçka do të shkojë mirë”, tha Dana White, që synon ta organizojë këtë përballje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit