As koha për të lënë pas, të paktën pjesërisht, fishkëllimat për rastin “Kalulu”, nuk mjaftoi. Alessandro Bastoni rikthehet në makthin e një viti 2026 të nisur keq. Gabimi i tij, i shoqëruar me përjashtim në Bosnjë-Itali, ndikoi drejtpërdrejt në finalen e “play off”-it. Ai vazhdon të luajë në një rol që nuk i përshtatet plotësisht, ndërsa mbetet në qendër të kritikave.
Bastoni dhe bashkëshortja e tij kanë kufizuar komentet në rrjetet sociale për shkak të një vale fyese, situatë që ndodhi edhe pas Inter-Juve. Paradoksalisht, “shpëtimi” mund të vijë larg Italisë, me Barcelonën të interesuar.

Mbrojtësi zikaltër ka bërë dy gabime të rënda në pak javë; festimi pas simulimit ndaj Pierre Kalulu dhe kartoni i kuq ndaj Bosnjës, pas një pozicionimi të gabuar dhe ndërhyrjeje të vonuar. Të barazoheshin 1-1 do të ishte më pak e dëmshme sesa ta linte Italinë me 10 lojtarë nga fundi i pjesës së parë deri në të 120-tën, para penalltive.
Reagimi i ashpër në rrjet dhe eliminimi nga Botërori e kanë kthyer në shënjestër. Megjithatë, ai mbetet një aset i rëndësishëm. Interi mund të dëgjojë oferta prej 70–80 milionë eurosh. Largimi mund të jetë zgjidhje, ose një mundësi për t’u ringritur aty ku është.







