Ngatërresa me himnin e Shqipërisë, UEFA dënon Francën

23 Tetor 2019
23:14
Eraldo Harlicaj
back button

UEFA ka reaguar dhe ka gjobitur Francën për gabimin me himnin e Shqipërisë. Kampionët e botës në fitoren 4-1 ndaj kuqezinjëve u sollën në mënyrë të pahijshme duke ngatërruar himnin. UEFA mori një masë qesharake duke gjobitur “Gjelat” me 20 mijë euro. Shifër e papërfillshme.  

Francezët gabuan duke vendosur himnin e Armenisë dhe jo tonin në eliminatoret e Europianit. Spikerii stadiumit gaboi gjithashtu dhe në momentin që kërkoi falje për momentin e sikletshëm përsëriti të njëjtën gjë: I kërkoj falje Armenisë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit