Spanja arriti një barazim të rëndësishëm ndaj Holandës me rezultatin 2-2, duke mbajtur të hapur garën për një vend në gjysmëfinalet e Nations League. Një nga protagonistët e skuadrës iberike ishte Nico Williams.
Ai realizoi golin e parë dhe më pas dha asist për golin e barazimit në kohën shtesë. “Ishte një lojë shumë intensive, ndaj një rivali të fortë, por e dinim se do ta përballonim mirë”, tha Nico Williams.
Më tej, anësori spanjoll komentoi: “Kemi një ekip të mirë, por duhet të punojmë më shumë se kurrë. Jam shumë i lumtur me golin tim dhe jam i lumtur me ekipin, për këtë rezultat”.
“Kjo ndeshje ka treguar se ne kurrë nuk dorëzohemi. Tani kemi një shans të madh për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit në Valencia. Shpresoj të bëjmë më të mirën për të fituar atje”, u shpreh Nico Williams.







