Nico Williams ka njoftuar Bayern se ka vendosur të transferohet te Barcelona, por kush tha se në Mynih janë dorëzuar? Sipas mediave gjermane, në fillim të qershorit klubi bavarez zhvilloi një takim me sulmuesin spanjoll dhe bëri ofertën e parë.
Nico Williams refuzoi, por e la derën të hapur. Pse? Sepse gjithmonë ekziston një shans që Barcelona mund të mos e realizojë dot blerjen e tij për shkak të situatës financiare.
Edhe pse Joan Laporta u shpreh i sigurt se nuk parashikon asnjë skenar të tillë, Bayern pret në heshtje gurin e fundit.
Ndërkohë, objektivi tjetër i bavarezëve, Bradley Barcola, duket gjithashtu i vështirë. Parisi nuk dëshiron ta shesë. Ai largohet vetëm nëse Parisi blen një sulmues krahu.
Xavi Simons, opsioni ndryshe i Bayern, është më i lehtë për t’u arritur. Ai nuk luan në krahun e majtë të sulmit, por mund të spostojë Musialën në krah, që vetë holandezi të luajë si 10-sh.







