Në prag të ndeshjes së nesërme mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të luhet në “Fadil Vokrri” dhe fituesi do të shkojë në Kupën e Botës 2026, dy vendet janë përballur sot mes tyre për U-19, për kualifikueset për Europianin e kësaj moshe.
Dardanët e drejtuar nga Albert Bunjaku fituan 3-1 ndaj Turqisë, duke e mbyllur në vend të parë, pas 3 ndeshjeve. Kosova barazoi në ndeshjen e parë 1-1 ndaj Armenisë, fitoi 7-0 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e dytë dhe në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, mposhti sot 3-1 Turqinë, duke e mbyllur në vend të parë me 7 pikë. Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti shënuan për “Dardanët” në 20 minutat e para, ndërsa Leonit Gabrica vulosi fitoren 3-1 me golin e tij në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Dardanët e vegjël kualifikohen për në raundin tjetër në “Elite Round” dhe ngjiten nga Liga B në Ligën A. Nesër është radha e kombëtares së madhe të Kosovës për të fituar dhe për të shkuar për herë të parë në Botëror.







