Një Haaland i ri ën Botërorin U20: gol pas 20 sekondash (Video)

25 Maj 2023
15:53
Denis Hakanaj
back button

Gjatë këtyr ditëve vëzhgues të shumtë dhe zbulues talentesh kanë udhëtuar drejt Argjentinës. Jo për të ndjekur kampionatin vendas, por për të parë nga afër talentet e shumtë të pranishëm në Botërorin Under 20.

Në fakt, prej pak ditësh ka nisur edicioni 2023 i kompeticionit ndërkombëtar, që i dedikohet kombëtareve të moshave dhe lojtarëve të rinj që nuk kanë mbushur akoma 20 vjeç.

Një rast unik për të zbuluar talente gjysmë të panjohur që mund të shpërthejnë në skenën e futbollit të rëndësishëm.

Mjafton të mendohet për edicionin e fundit, atë të 2019-ës, kur bota zbuloi Erling Haaland, i cili ra në sy me Norvegjinë U-20 duke shënuar në ndeshjen kundër Hondurasit plot 9 gola, duke thyer çdo rekord.

Ajo ndeshje përfundoi 12-0 për skandinavët dhe sulmuesi aktual i Manchester City-t ishte i papërmbajtshëm.

Në gjurmët e Haaland, në edicionin e Botërorit U-20 aktual, ka përfunduar një lojtar i datëlindjes 2004, i cili ka tërhequr vëmendjen më shumë sesa për sasinë e golave të shënuar, për shpejtësinë me të cilën arrin të shënojë.

Po flasim për Adama Bojang, sulmues i Gambias që ka rënë në sy për dygolëshin e shënuar në ndeshjen e par ëtë kombëtares së tij kundër Hondurasit. Pikërisht i njëjti kundërshtar kundër të cilit Haaland realizoi ato 9 gola historikë në edicionin e 2019-ës.

Ajo që ka befasuar siç u tha është shpejtësia me të cilën Bojang ka shënuar golin e parë: pas vetëm 20 sekondash nga fillimi i ndeshjes, sulmuesi gambian ka lëshuar pa u menduar shumë një të majtë të fuqishme nga limitet e zonës së rreptësisë, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke kaluar menjëherë në avantazh Gambian.

Talenti sulmues i Bojang nuk ka kaluar pa u vënë re, aq sa sipas Daily Mail për lojtarin duket se është vënë në lëvizje Chelsea. 19-vjeçari luan akoma në atdhe, në radhët e klubit gambian Steve Biko FC.

Klubi londinez, që duhet të rimëkëmbet pas një sezoni zhgënjyes, mund ta marrë në Premier League gjatë verës. Megjithatë, Adama Bojang ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve më të vëmendshëm më parë, pasi ka shkëlqyer në Kupën e Afrikës U-20, duke arritur në finalen e madhe me Gambian e tij (e mundur nga Senegali).

Por mbi të gjitha duke shënuar 4 gola, tre prej të cilave në çerekfinale kundër Sudanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit