Një qëndron dhe një largohet, tek Arsenal marrin vendimin për dy yjet e ekipit

17 Qershor 2025
11:39
Telesport
back button

Tek Arsenal janë duke punuar për merkaton e verës, për të vendosur “pikat mbi i” në lidhje me lëvizjet që do të kryejnë. Sipas mediave britanike, mësohet se “topçinjtë” kanë vendosur për mbrojtjen.

Klubi nuk ka ndërmend të lërë të lirë italianin Riccardo Calafiori këtë verë. Futbollisti që do të largohet është Oleksandr Zinchenko, që duket se kërkohet nga Milan. Sipas “Daily Mirror”, bisedimet kanë nisur.

Edhe Calafiori ishte në shënjestrën e disa klubeve italiane për një rikthim në Serie A, një vit pasi iu bashkua klubit londinez. Por duket se trajneri Mikel Arteta ka vendosur t’i japë një shans Calafiori, shpesh i ndalur nga problemet fizike.

Ndërkohë, Zinchenko, 28 vjeç, luajti vetëm 15 ndeshje në Premier League vitin e kaluar. Ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në “Emirates”, ndaj lamtumira duket e pashmangshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit