Milan përballet sot me Interin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së vlefshme për Kupën e Italisë. Kjo është hera e katërt brenda këtij sezoni që dy ekipet janë përballur mes tyre, dy herë në kampionat dhe njëherë në Superkupën e Italisë.
Në rast se Milan fiton sot, ka shansin e artë të shkruajë historinë në përballjet mes dy klubeve, pasi do ishte hera e parë që kuqezinjtë mposhtin rivalin e tyre historik në tre kompeticione të ndryshme brenda një sezoni.
Ky është një rekord që kuqezinjtë nuk e kanë arritur kurrë më parë, ndërsa Interi e arriti në sezonin 2022-23. Zikaltrit fituan një herë në Serie A, një herë në Superkupën e Italisë dhe në të dy ndeshjet e Champions League.
Në shtator, Milan fitoi në Serie A 2-1, në janar fitoi 3-2 në finalen e Superkupës së Italisë, ka dhe shansin e artë të fitojë sonte në Kupën e Italisë.







