Një “trofe” në Vlorë, nderohet portieri Koliçi

11 Maj 2019
18:21
back button

Enea Koliçi është shpallur futbollisti i Muajit prill në kategorinë Superiore për sezonin 2018-2019.

Portieri i Flamurtarit është nderuar me çmimin simbolik që dan çdo muaj shoqata "Sporti na bashkon", duke u bërë i pari futbollist i Flamurtarit që vlerësohet me këtë çmim këtë sezon.

Muajin e shkuar Koliçi ishte perfekt në ndeshjet e Flamurtarit, që fitoi ndaj Tiranës, Teutës dhe Kukësit. 

Sidomos në ndeshjen kundër Kukësit portieri 33-vjeçar ishte mahnitës, duke evituar disa gola të sigurt gjatë ndeshjes.

Në garë për çmimin "Lojtari i Muajit" ishin edhe Redon Xhixha i Laçit dhe Ismael Dunga i Luftëtarit, me këtë të fundit që mori gjithashtu shumë vota nga gazetarët sportivë, por në fund garën e fitoi Koliçi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit