Njoftim “i thatë” dhe një foto, Flamurtari zyrtarizon trajnerin e ri

5 Gusht 2019
12:29
Alfred Lleshi
back button

Gjatë kësaj vere ka pasur vetëm zëra për largime nga Flamurtari. Lojtarë kryesorë të skuadrës në sezonin e kaluar, bashkë me stafin teknik, i kanë kthyer shpinën tashmë Vlorës. Megjithatë, aty ka mbetur administarori Sinan Idrizi, që po mundohet ta ngrejë sërish “kalanë” kuqezi. Të paktën ta mbajë në Superiore, sepse me aq sa duken gjërat dhe vonesën në lëvizje, për më tepër është shumë e vështirë të pretendohet.

Ditën e sotme, Flamurtari ka prezantuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për një vlonjat, pinjoll të familjes së njohur futbollistike në këtë qytet, por jo vetëm, atë Haxhiu. Djali i Mexhit Haxhiut, Gerti, do të ketë timonin e kuqezinjve në sezonin e ri. Nuk është një emër i panjohur ish-futbollisti i Flamurtarit, sepse ka drejtuar më parë edhe Partizanin. Klubi, përmes pak radhëve, ka zyrtarizuar gjithçka mesditën e sotme: “Zyrtare! Gerd Haxhiu bëhet trajneri i ri i Flamurtarit. Pas eksperiencës si lojtar, rikthehet me detyrën e trajnerit të parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit