“Nuk është më asgjë në dorën tonë, e mirëpresim çdo dhuratë nga rivalët tanë”

6 Maj 2024
12:32
Telesport
back button

Arsenal dhe Manchester City do të duelojë për titullin në Premier League edhe këtë sezon, me “topçinjtë” që udhëheqin me 1 pikë ndaj “qytetarëve”. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Guardiola ka një ndeshje më shumë për të luajtur, ndaj dhe gjithçka është në dorën e tyre.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ndihet i kënaqur që është ende në garë dhe shpreson që rivalët të bëjnë një hap të gabuar. “Ne jemi vërtet të kënaqur. Fitorja 3-0 ndaj Bournemouth tregoi se kemi një ekip të mirë dhe të denjë për titullin këtë sezon”, tha Arteta.

Kontributi i të gjithëve është i rëndësishëm. Tani kemi edhe dy ndeshje të vështirë që duhet t’i fitojmë nëse dëshirojmë të shpresojmë te titulli. Kemi bërë mirë në sulm por edhe në mbrojtje. 15 ndeshje pa pësuar gol janë treguar i kësaj”, u shpreh trajneri spanjoll i Arsenal.

Dy ndeshjet e fundit të londinëzëve janë ndaj Manchester United dhe Everton, ndërsa rivalët e Manchester City do të luajnë ndaj Fulham, Tottenham dhe West Ham. “Jo çdo gjë është në dorën tonë. Ne të shohim punën tonë, nëse vjen ndonjë dhuratë nga rivalët do ta mirëpresim”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit