Ish-sulmuesi i Milan-it, Ronaldinho pranon se i pëlqen të shikojë Rafael Leao.
Portugezi nuk ka patur vazhdimësi në këtë sezon, por Ronaldinho mbetet një admirues i lojtarit.
“Ka lojtarë të mëdhenj te Milan-i dhe është një ekip i mirë, kështu që mendoj se ata mund të bëjnë gjëra të mëdha sezonin e ardhshëm”, tha braziliani për Sky Sport Italia.
Ai shtoi: “Leao nuk ka nevojë për këshillën time, ai është një lojtar i madh. Ai është një nga lojtarët që më pëlqen të shikoj”.
Leao ka 10 gola dhe nëntë asiste për kuqezinjtë këtë sezon.







