Nuk ndalet Tirana, shënon edhe golin e tretë ndaj Partizanit (video)

7 Prill 2025
21:33
Telesport
back button

Po luhet në “Arenën Kombëtare” derbi mes Tiranës dhe Partizanit, i fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 për Tiranën.

Bardheblutë shënuan golin e parë në minutën e 19-të me anë të Walid Jarmouni, i cili u tregua i saktë duke e dërguar me kokë në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga traversa e goditur nga Ndreca nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN

Në minutën e 40-të ishte sërish Walid Jarmouni që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga vetë francezi, i cili pasi hyri bukur në zonë dhe topi i pasur prej tij ndalet me dorë nga Ismaili. SHIKOGOLIN

Në minutën e 70-të, Tirana shënon edhe golin e tretë me Emmanuel Ernest, nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po vetë nga liberiani, pasi u pengua nga portieri Alban Hoxha dhe për arbitrin s’kishte dyshime. SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit