Nuk ndodhte prej 115 vitesh, në Premier League shkruhet historia

4 Maj 2024
18:21
Denis Hakanaj
back button

Suksesi i pastër i Newcastle në fushën e Burnley-t në javën e 36-të të Premier League.

Fitore me poker për Magpies, që i kanë lejuar vetes luksin të humbasin edhe një penallti me Isak. Suedezi e korrigjoi gabimin duke shënuar 3 minuta më vonë.

Golat e tjerë u shënuan nga Wilson, Longstaff dhe Bruno Guimaraes. Duke parakaluar Manchester United, vendi i gjashtë i përkohshëm do të nënkuptonte Europa League.

SHEFFIELD UNITED-NOTTINGHAM FOREST – GOLAT – VIDEO

Nottingham Forest ka marrë fitore të rëndësishme për mbijetesën kundër Sheffield United tashmë të rënë nga kategoria.

Dygolësh për Callum Hudson-Odoi, Yates ka qenë autori i golit tjetër. Bereton Diaz ka shënuar për vendasit.

Sheffield United është bërë skuadra e parë që pëson 100 gola në kampionatin anglez që nga Leicester në sezonin 1908-09 (102).

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit