Nunes në kafaz në UFC-265, mbron titullin ndaj “dhelprës venezueliane”

20 Prill 2021
11:02
Telesport
back button

Kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse, sportistja braziliane Amanda Nunes (21 fitore e 4 humbje), do të rikthehet në kafaz në gusht të këtij viti, në eventin UFC-265. Ajo do të mbrojë titullin e peshës “bantamweight” (pesha 56-61kg) në një duel ndaj amerikanes Julianna Pena (10 fitore e 4 humbje).

Për momentin kjo sfidë nuk është zyrtarizuar nga UFC dhe ende nuk ka një datë të saktë se ku dhe kur do të zhvillohet ku event në muajin gusht. Për Nunes kjo do të jetë hera e parë që mbron titullin e peshës “bantamweight” që nga dhjetori 2019, ndërkohë që mban edhe titullin e peshës “featherweight” (pesha 61-66kg).

Pena njihet me nofkën “dhelpra venezueliane” dhe do të ketë për herë të parë shansin në karrierën e saj të duelojë për titullin kampion. Përballë saj do të jetë “luanesha” braziliane (nofka e Nunes), e cila nuk humbet në kafaz prej vitit 2014, duke i fituar 12 duelet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit