Oferta e fundit e Al-Hilal për Osimhen është thjesht e pabesueshme. A do e refuzojë edhe këtë herë nigeriani?

15 Qershor 2025
21:27
Telesport
back button

Al-Hilal nuk heq dorë nga Victor Osimhen. Pas tre refuzimeve rresht, klubi arab insisiton sërish për nigerianin dhe këtë herë ka rritur ofertën ëpr të, duke i ofruar plot 50 milionë euro rrogë në sezon, gjithmonë sipas asaj që raportojnë sot mediat turke.

Sipas raportimit në fjalë, Al-Hilal ka arritur prej ditësh marrëveshjen me Napolin, ku klubi arab do të paguajë 75 milionë euro për kartonin e Osimhen, aq sa është klauzola e vendosur nga klubi kampion i Italisë për sulmuesin e saj.

Por, klubi arab po has vështirësi për të bindur Osimhen, ndaj ka rritur edhe ofertën për të, duke i ofruar tashmë 50 milionë euro rrogë në sezon. Deri tani nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana  e sulmuesit nigerian, i cili mesa duket kërkon të qëndrojë ende në Europë dhe po pret oferta nga klubet elitare.

Interesi për të nuk mungon, Osimhen ka qenë vazhdimisht në radarin e Juventus, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij 75 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit