Oragnizatorët e “Katar 2022” duan të ndryshojnë ndeshjen hapëse, pritet vendimi i FIFA

10 Gusht 2022
11:15
Telesport
back button

Kupa e Botës në futboll “Katar 2022” mund të nisë një ditë më herët. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, organizatorët e botërorit të futbollit po planifikojnë një ndryshim të rëndësishëm në program.

Ideja është ajo e afrimit të ndeshjes mes Katar dhe Ekuador mbrëmjen e 20 nëntorit, duke “përmbysur” kështu ndeshjen Senegal-Holandë si ndeshje hapëse. Ndeshja e skuadrës së shtëpisë është e treta në radhë në ditën e parë të botërorit.

Ndërkohë që, objektivi i organizatorëve është të zhvillojnë një festë të madhe në ceremoninë e hapjes, me skuadrën e Katar në fushë. Natyrisht që bëhet fjalë për një ndryshim të madh, që duhet të aprovohet nga FIFA.

Një ndryshim i tillë në kalendar do të sillte mjaft shqetësime në planifikimin e kalendarit si dhe të biletave të shitura e deri te protagonistët e ceremonisë hapëse. Të ftuarit do t’u duhet të vijnë në Katar me një ditë apo me disa orë më herët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit