Panik për Marquez, rrëzohet dhe motori merr flakë në pistë (video)

28 Maj 2022
14:59
Telesport
back button

Momente ankthi gjatë provave zyrtare në MotoGP për pilotin spanjoll të Honda, Marc Marquez. 8 herë kampioni i botës në garat e motociklizmit është rrëzuar në pistën e lagur të Mugello (Itali), ku dhe nesër do të zhvillohet gara e radhës e botërorit.

Marquez ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe ka dalë jashtë piste. Motori është shkatërruar plotësisht dhe për disa momente ai është pushtuar në pjesën e përparme nga flaka. Ato janë shuar vetë, ndërkohë që piloti shkoi pranë motorit.

Gjithsesi, gjithcka u mbyll pa asnjë problem dhe Marquez u largua pa asnjë dëmtim dhe problem fizik. Provat zyrtare u ndalën për disa minuta, për të bërë të mundur pastrimin e pistës dhe heqjen e motorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit