Një problem mekanik ka prishur shfaqjen që skuadra Red Bull po organizonte në Tajvan fundjavën që sapo u mbyll. Ekipi austriak organizon çdo vit një sërë ngjarjesh “show” me makina të vjetra të Formula 1 në mbarë botën.
Kështu, këtë fundjavë, në pritje të garës së ardhshme në Teksas të Amerikës, ishte planifikuar një shfaqje në Tajvan. Në vendin e vogël aziatik, së bashku me stafin e Red Bull, ishte piloti japonez Racing Bull, Yuki Tsunoda (kjo është makina satelit e Red Bull në Formula 1).
Piloti japonez performoi në timonin e një RB8, makina kampione e botës për konstruktorë në vitin 2012 me Sebastian Vettel. Por, gjatë një sërë xhirosh në rrugët kryesore të qytetit, motori V8 i makinës mori glakë dhe nisi të dalë tym.
Jo vetëm kaq, pasi pjesa e pasme e makinës historike u përfshi dukshëm nga flakët, kjo bëri që Tsunoda të dilte menjëherë nga makina para ndërhyrjes së punonjësve të sigurisë dhe mekanikëve të Red Bull, duke mbyllur para kohe eventin.