Partizani dominon Superligën dhe nis shkëputjen, fitore jashtë fushe për Tirana dhe Erzeni

14 Mars 2026
8:37
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e javës së 22-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani kampion fitoi me lehtësi 3-0 në Elbasan (25-12, 25-14, 25-10) dhe qëndron i shkëputur në renditje. Të kuqtë janë 6 pikë para rivalëve në klasifikim.

Fitore të rëndësishme korri në Shkodër ekipi i Tiranës, që mundi 3-1 Vllazninë (26-24, 35-37, 25-23, 25-21). Një përballje e fortë  mes dy ekipeve, që dueluan pikë më pikë në të katërta setet, duke dhuruar spektakël në fushë.

Ekipi i Erzenit surprizon Studentin në kryeqytet, duke fituar 3-0 (25-23, 25-20, 25-19), dy skuadra që duelojnë mes tyre për zonën play off. Shijakasit u treguan më të saktë dhe falë këtij suksesi u ngjitën në vendin e tretë.

Superliga-Meshkuj, java e 12-të

Elbasani – Partizani, 0-3

Vllaznia – Tirana, 1-3

Studenti – Erzeni, 0-3

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Partizani 26 pikë, Tirana 20 pikë, Erzeni 17 pikë, Vllaznia 17 pikë, Skënderbeu 16 pikë, Studenti 12 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit