Partizani e Pogradeci fitojnë eliminatoret play off, sigurojnë një vend në gjysmëfinale, ja çiftet

4 Prill 2025
20:42
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e dyta eliminatore të fazës para-play off në volejboll për femra, të cilat kanë nxjerrë Partizanin dhe Pogradecin si dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste. Ato do t’i bashkohen Skënderbeut e Tiranës, të kualifikuara direkt.

Në ndeshjen e luajtur në Durrës, ekipi i Partizanit fitoi 3-2 ndaj Teutës vendase (22-25, 25-22, 15-25, 25-17, 15-13). Një ndeshje me luhatje në lojën e të dyja skuadrave, mjaft dramatike në setin final, ku në fund triumfoi ekipi kryeqytetas.

Po kaq interesante edhe ndeshja luajtur në Farkë, ku Pogradeci mposhti 3-2 Dinamon (14-25, 22-25, 25-19, 25-23, 15-4). Kryeqytetaset shpërdoruan një avantazh prej dy setesh, duke mos bërë dot hapin e fundit, ndërsa Pogradeci nuk u dorëzua e fitoi me përmbysje.

Në gjysmëfinale, skuadra kampione e Skënderbeut do të përballet me Pogradecin në derbin juglindor. Ndërsa sfida tjetër është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Femra, faza para-play off

Nd.1, Partizani – Teuta, 3-0

Nd.1, Pogradeci – Dinamo, 3-0

Nd.2, Teuta – Partizani, 2-3 (0-2)

Nd.2, Dinamo – Pogradeci, 2-3 (0-2)

Gjysmëfinale-Femra

Skënderbeu – Pogradeci

Tirana – Partizani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit