Partizani konfirmohet kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj, dorëzohet Skënderbeu

27 Prill 2025
21:37
Telesport
back button

Partizani në volejboll për meshkuj është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin sportiv 2024-2025. Kryeqytetasit mbrojtën titullin kampion, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë në Shqipëri.

Në finalet play off, Partizani mundi 3-0 me ndeshje Skënderbeun, duke triumfuar para tifozëve të tij. Në finalen e tretë të luajtur në Farkë, skuadra kryeqytetase mundi 3-0 korçarët (25-13, 25-15, 25-15).

Një ndeshje pa histori, komanduar nga Partizani, ndjeshëm më superior në fushë ndaj Skënderbeut. Korçarët ishin shumë larg pritshmërive, ndërkohë që Partizani ishte disa shkallë më lart.

Për Skënderbeun vlen merita që arriti në një finale të tillë për herë të parë në historinë e tij. Përvoja në të tilla ndeshje favorizoi “të kuqtë”, që arritën të dominojnë dhe fitojnë me meritë titullin.

Finalet – Play off, Meshkuj

Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-0

Nd.2, Skënderbeu – Partizani, 1-3

Nd.3, Partizani – Skënderbeu, 3-0 (3-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit