Partizani në “Final Four”, Tirana në “play-out”, Skënderbeu dhe Laçi në Kategorinë e Parë

27 Prill 2025
17:28
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së fundit për këtë sezon në Abissnet Superiore, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet.

Partizani ka fituar 2-0 ndaj Elbasanit në “Arenën e Demave” dhe siguron pjesëmarrjen në “Final Four”. Golin e parë për të kuqtë e shënoi Marcelino Preka në fund të pjesës së parë, ndërsa Eleke vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 87-të. Në “Final Four” po ashtu do të jenë Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo.

Tirana fiton në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos me rezultatin 0-2 dhe shkon në “play-out”. Bardheblutë gjetën golin me Rafael në minutën e 29-të, i cili dërgon me kokë topin në rrjetë duke kaluar të tijtë në avantazh dhe me Jarmouni, i cili dyfishoi shifrat në minuta e fundit nga pika e bardhë e penalltisë. Tirana do të përplaset në finale me fituesin e çiftit Besa-Pogradeci, për të përcaktuar cili ekip do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.

Skënderbeu është mundur në fushën e vetë 1-2 nga Bylis dhe sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë. Korçarëce iu bashkohet edhe Laçi, kurbinasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 sot në Shkodër ndaj Vllaznisë, por e mbyllin të fundit këtë sezon.

Në sfidën e fundit, Teuta fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Egnatias.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit