Barcelona avancon në çerekfinalet e Champions League pas fitores 3-1 ndaj Benfica në sfidën e dytë. Një sukses që erdhi në një moment të vështirë psikologjik për skuadrën “blaugrana”, që nuk luajti në fundjavë pas ndarjes nga jeta të mjekut të klubit.
Për këtë arsye, mesfushori spanjoll Pedri shprehet se kjo fitore është për doktorin Carles Minarro Garcia, që u nda nga jeta papritur. “Ishte një ndeshje e vështirë pas asaj që ndodhi të shtunën. Unë I premtoj familjes së tij se ne do të përpiqemi të fitojmë gjithçka për të”, tha Pedri.
“Mendoj se ndeshjen e parë në Lisbonë e nisëm pak ngadalë, ndërsa dje shënuam menjëherë, por dhe ata shënuan golin e barazimit. Më pas, skuadra ruajti nivelin e lartë të përqendrimit dhe rezultati u duk në fund. Falë lojërave të lojtarëve tanë sollëm rezultatin që donim”, shtoi Pedri.
Ai u vlerësoi edhe si MVP i ndeshjes: “Çmimi MVP mund t’i kishte shkuar Raphinha ose Lamine Yamal, ata janë lojtarë spektakolar. Robert Lewandowski më pas përfundon çdo veprim. Ne kemi fuqi shpërthyese në sulm dhe duhet të përfitojmë prej saj. Në mund të shkojmë deri në fund”.







