Pedri: U provova te Real Madridi, më thanë se nuk e përmbushja nivelin e tyre

2 Shtator 2025
9:42
Alfred Lleshi
back button

Pedri, mesfushori i talentuar i Barcelonës, rrëfeu një moment jo shumë të njohur, por të hershëm, nga karriera e tij. Momenti përkatës ka të bëjë me provat e dështuara te Real Madridi: “Kur më morën në provë te Real Madridi, ishte e çuditshme. Atje më thanë se nuk e përmbushja nivelin e tyre, ndaj u ktheva në shtëpi.

E falënderoj atë që më tha se nuk vleja, sepse tani jam te skuadra që gjithmonë e kam dashur me zemër. Të visha fanellën e Real Madridit ishte e çuditshme, gjithmonë kam mbajtur atë të Barcelonës”.

Pavarësisht zhgënjimit, Pedri e pa këtë përvojë si mundësi për t’u përmirësuar dhe ndjekur rrugën drejt suksesit. Ai shtoi se ky përjetim e ka motivuar dhe forcuar për të arritur majat e sotme si futbollist i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.

Ky refuzim, i papritur dhe i dhimbshëm në atë kohë, nuk e ndali, por e shtyu të punojë më shumë dhe të tregojë vlerën e tij në fushë, duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë të Europës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit