Përballja me Bayern: Interi me 4 mungesa, por 3 janë lojtarë stoli. Sa keq që nuk luan Asllani!

7 Prill 2025
17:00
Telesport
back button

Kemi pritur me padurim ta shohim Kristjan Asllanin në një ndeshje magjike në Champions League dhe ajo e nesërma me Bayern do të ishte idealja, por mesfushori është i pafat.

Ai nuk do të luajë (pezullim), ashtu si tre lojtarë të tjetër zikaltër (të dëmtuar), Denzel Dumfries, Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi.

Federico Dimarco sot u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, por do të jetë gati kundër Bayern. Ndërkohë, Alessandro Bastoni po stërvitet me skuadrën dhe duket 100% gati.

Interi do të luajë në “Allianz Arena” për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër një skuadre të cunguar në Mynih. Neuer, Upamecano, Davies dhe Musiala janë katër titullarë që Bayern nuk do t’i ketë në dispozicion për shkak dëmtimesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit