Perez kërkon të “hakmerret” ndaj Arsenal-it, jo vetëm duke përmbysur humbjen 3-0 por edhe të transferojë një nga “shtyllat” e “Topçinjve”

11 Prill 2025
17:35
Telesport
back button

Edhe pse është përfolur që më parë, pas humbjes 3-0 në “Emirates”, Florentino Perez është kthyer në Madrid me një plan të qartë: do të transferojë me patjetër William Saliba në merkaton e verës.

Qendërmbrojtësi francez me paraqitjen brilante që bëri ndaj Realit të martën në mbrëmje, e përforcoi akoma edhe më shumë planin e mëparshëm të Perez-it, për të sjellë në Madrid gjatë verës 24-vjeçarin.

Saliba ka kontratë me Arsenal-in deri në vitin 2027 dhe vlerësohet rreth 100 milionë euro. Një shifër që Perez është gati ta paguajë, por nuk do e ketë të lehtë të bindi drejtuesit e “Topçinjve”. Por, Perez ka treguar edhe herë të tjera, që kur bie në “dashuri” me një lojtar, është e sigurt që do e sjellë atë në Madrid.

Së pari, Perez kërkon nga Ancelotti dhe lojtarët e tij të përmbysin humbjen 3-0 në Londër dhe së dyti të sjellë Saliba-n në Madrid në verë. Me planin e dytë është e sigurt që do merret vetë personalisht, duke parë afeksionin e madh që ka për lojtarin në fjalë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit