Perla e dytë: Kiliani rrëzon tifozin, Suarez i vërsulet arbitrit (VIDEO)

25 Qershor 2019
10:28
back button

Kili-Uruguai për Luis Suarez do të mbahet mend për dy budallallëqet e tij më të mëdha.

Në fillim sulmuesi i Barcelonës kërkoi penallti sepse portieri i ndali topin me dorë, edhe pse ky i fundit ishte brenda zone dhe gjithçka ishte e rregullt.

Gjithsesi në minutën e 77’ një tifoz i Uruguait zbriti në fushë, duke ndërprerë ndeshjen për pak sekonda. Rojet e sigurisë u vërsulen për ta neutralizuar dhe në ndihmë të tyre erdhi mbrojtësi kilian, Jara, i cili e rrëzoi tifozin dhe rojet e kapën.

Menjëherë pas këtij veprimi shikohet Suarez, që niset me vrap drejt arbitrit duke i kërkuar karton për veprimin që kiliani bëri ndaj tifozit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit