Piloti akuzon Honda pas dështimit në Gjermani: Ky motor nuk pilotohet

23 Qershor 2022
10:01
Telesport
back button

Gara e fundit e botërorit të MotoGP (pista gjermane e Sachsenring) tregoi se motori Honda nuk është në atë nivel që pritet. Skuadra japoneze, për herë të parë pas 40 vitesh nuk mori asnjë pikë me të gjithë pilotët e saj.

Ai që ka ngritur gishtin kundër Honda është piloti gjerman Stefan Bradl. Ai zëvendëson spanjollin Marc Marquez, i operuar. Për Bradl, gara e zhvilluar në pistën e Sachsenring ishte një kartastrofë për Honda.

Nuk arrija dot të frenoja, pasi leva e dorën time nxehej shumë dhe nuk arrija të kontrolloja motorin. Kështu m’u përvëluan gishtat. Në një pistë me shumë kthesa nga e majta, dora e djathtë praktikisht nuk merrte ajër”, tha Bradl.

Pata dëmtime në krahun e djathtë, në dorë dhe këmbë për këtë arsye. Kam marrë pjesë edhe në gara të tjera që zhvilloheshin në temperatura të larta, por nuk e di se si arrita ta përfundoj këtë garë. Isha 21 sekonda më i avashtë se vendi i parafundit”, tha Bradl.

Ky motor nuk mund të pilotohet në këto kushte. Honda nuk ka përgatitur një motor në kushte të tilla dhe ky është një mesazh pë rata që janë lart“, tha piloti gjerman, një veteran në MotoGP.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit